Reperi me famë botërore arrin në Kosovë

Kultura August 07, 2018 - 18:21
Lexo detajet

Reperi Action Bronson ka arritur tashmë në Kosovë. Artisti shqiptaro-amerikan ka ateruar në Prishtinë për të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival” që do të mbahet gjatë kësaj jave, shkruan zeri.info.

Përpara kësaj, Brosnon do të mbajë sot një konferencë për media ku do të flas për qëndrimin e tij për herë të parë në Kosovë për një koncert si dhe për festivalin e Dua Lipës, ku do të performojë bashkë me shumë yje të tjerë. “Sunny Hill Festival” do të mbahet me 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

LEXO EDHE: Martin Garrix mezi pret të vijë në Kosovë

Rikujtojmë se Arian Asllani, i njohur me emrin skenik Action Bronson është reper shqiptaro-amerikan nga Queens i New York-ut, i cili ka bërë bujë me muzikën e tij dhe jo vetëm. Ai gjithashtu është autor i “The Untitled Action Bronson Show” dhe “Fuck That's Delicious”. “Blue Chips 7000” është një prej albumeve të tij më të suksesshme, i cili u rendit edhe në top 25 e listës botërore të “Billboard”. Gjithashtu ai është nominuar në revistën “XXL” për “Mixtape-in” më të mirë të vitit.

Revista në fjalë është një nga magazinat më të mëdha muzikore në Amerikë, ndërsa e ka zgjedhur këngën "Blue Chips" të Bronson të hyjë në nominimin për për “mixtapes” më të mirë. Zëri