"Meant To Be" e Bebe Rexhës thyen rekord në top-listën e “Billboard”-it

Kultura August 02, 2018 - 09:16

Hiti i ndërthurur i këngëtares së muzikës pop Bebe Rexha dhe e duos muzikore  "Country” Florida Georgia Line ka shënuar një rekord të ri në listën e këngëve "Billboard’s Hot Country Songs”, duke mbetur në vendin e parë për 35 javë.

Kjo është kënga e parë “Country” në historinë e “Billboard”-it që qëndron kaq gjatë në pozitën e parë.

"Billboard", revista amerikane e njohur për lista të tilla, raporton se kënga e cila u promovua  një të njëjtën kohë edhe në radio të muzikës "Country" edhe të asaj pop, ia kaloi hitit të mëparshëm të Sam Hunt, "Body Like a Back Road", i cili mbajti rekordin për 34 javë në vitin 2017.

E shkruar nga Rexha, Tyler Hubbard i FGL-së, Josh Miller dhe David Garcia, "Meant To Be" ka arritur në vendin nr. 2 në listën "Billboard's Hot 100 Chart".

Këngëtarja shqiptare që vepron dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Bebe Rexha u shpreh falënderuese për mundësinë për të krijuar muzikë që shtyn limitet, duke mos harruar këngëtarët e tjerë që e kanë ndihmuar të bëhet kjo që është sot.

"Unë jam mirënjohëse që jam në gjendje të krijoj muzikë e cila më lejon t’i shtyj limitet dhe të shtyj veten. Jam mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë nga komuniteti i muzikës ‘Country’ dhe për këtë janë meritorë edhe shumë emra të mëdhenj të këtij zhanri që kanë pasur ndikim te unë si: Johnny Cash, Dolly Parton, Dixie Chicks, Shania Twain, Taylor Swift, Carrie Underwood dhe shumë të tjerë”, shprehet Rexha.

Këngëtarja shqiptare tashmë numëron disa hite në karrierën e saj muzikore.Zeri