Protestë para Galerisë kundër mbajtjes së lopëve në kuadër të një ekspozite (FOTO)

Kultura July 24, 2018 - 16:44
Lexoni më shumë detaje

Një grumbull i vogël qytetarësh janë mbledhur para Galerisë së Arteve të Kosovës për të protestuar për mbajtjen e tetë lopëve në një stallë në oborrin e kësaj galerie në kuadër të ekspozitës “Të dua pa e ditur” të artistit Sislej Xhafa, raporton “Zeri.info”.

Grupi “United for Animals” – UFA thekson se kafshët nuk duhet të shihen si mjet argëtimi.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës.

Kjo ekspozitë e Xhafës në Kosovë u mundësua nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe të Komunës së Prishtinës.

Po ashtu realizimin e ekspozitës e ndihmuan me pjesëmarrjen e tyre Kuvendi i Kosovës, Komuna e Pejës, Ansambli i Komunës së Gjakovës, si dhe kompania ndërtimore “Bavaria”. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image