Krijuesi i 'Simpsons' thotë se debati rreth Apus është 'i turbullt'

Kultura July 20, 2018 - 10:30

Në gati 30 vjet prejse shfaqet “The Simpsons” ndoshta ka qenë më shumë i mësuar të japë kritika kulturore sesa t'i pranojë ato. Megjithatë, kjo komedi e animuar e “Fox”-it e ka gjetur veten në qendër të një debati mbi paraqitjen e njërit prej personazheve të saja dytësore, një pronar dyqani i quajtur Apu, shkruan sot gazeta "Zëri".

Apu, i cili u paraqit në “The Simpsons” në vitin 1990, është kritikuar nga disa shikues si një karikaturë tallëse indiane, e cila flet me një theks stereotipik që vjen nga ana e dubluesit Hank Azaria, që vetë është kaukazian. Ky argument është bërë i dukshëm nga vepra të tilla si “Problemi me Apun”, një dokumentar i krijuar nga komediani Hari Kondabolu dhe thuajse fare nuk është shuar nga reagimi i dukshëm i shfaqjes, një episod i “Simpsons” në të cilin personazhet bëjnë përpjekje ta adresojnë këtë argument.

Azaria dubluesi tha se ishte i lumtur “ta lëshonte rrugën” si zëri i personazhit. Por, në një intervistë me “USA Today” krijuesi i “Simpsons” Matt Groening dukej sikur i shtoi më shumë benzinë në zjarr, duke thënë: “Jam krenar për atë që bëjmë në shfaqje. Dhe unë mendoj se është një kohë në kulturën tonë ku njerëzit dëshirojnë të shtiren se janë të ofenduar”. Groening, i cili do të shfaqet në “Comic-Con” këtë javë për të promovuar serinë e tij të re të animuar “Netflix”, “Disenchantment”, foli për “The New York Times” për një veçori në lidhje më këtë shfaqje, që do të vijë së shpejti. Kur diskutimi erdhi te Apu ai ndau ndjenjat e tij rreth personazhit dhe shpjegoi pse kritikat e kapën befasishëm. Këtu janë disa fragmente të redaktuara nga biseda.

Përpjekja e “The Simpsons” që të paktën të pranojë polemikat rreth Apusë duket se i ka shqetësuar edhe më shumë shikuesit. Si ndiheni për këtë?

Epo, unë e dua Apun. Unë e dua personazhin dhe kjo më bën të ndihem keq që i bën njerëzit e tjerë të ndihen keq. Por, nga ana tjetër, tani është e turbulluar  biseda. Duket shumë, shumë e ngathët. Unë e dua personazhin. E dua shfaqjen.

 Si do ta trajtoni personazhin tash e tutje?

Nuk jemi të sigurt saktësisht se si do të zhvillohet gjithçka. Në të kaluarën unë e quajta personazhin sipas “Trilogjisë Apu”, nga Satyajit Ray. E dua kulturën indiane, filmat indianë dhe muzikën indiane. Mendova se emri ishte një sinjal që kishim, të paktën një qëllim akademik. Mendoja se ndoshta një fëmijë do të rritej dhe do të zbulonte se nga ka ardhur emri dhe të shkonte të shihte “Trilogjinë e Apus”, të cilët janë filmat më të mëdhenj, parimisht, në historinë e kinemasë. Zëri