Konfirmohet ardhja e Dj Martin Garrix në Kosovë

Kultura July 18, 2018 - 12:33
Lexo për më shumë detaje

Dukagjin Lipa i ftuar në emisionin “21 Gradë” të RTV21, njëherazi edhe babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa si dhe Alban Kastrati nga kompania Republika, të cilët kanë zbuluar detaje rreth festivalit “Sunny Hill” që do të mbahet më datë 10- 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë,përcjell “Zeri.info”.

Nata e parë e festivalit i dedikohet muzikës pop dhe performuese kryesore është Dua Lipa, ndërsa në natën e dytë e cila i kushtohet muzikës hip-hop si performues kryesor i mbrëmjes do të jetë reperi Action Bronson.

Në natën e tretë tashmë është konfirmuar se do të përformojë Dj më i famshëm në botë Martin Garrix,transmeton “Zeri.info”

Organizatori kyç Dukagjin Lipa ndër të tjera ka zbuluar se Dua do të vijë në Kosovë dy ditë para fillimit të festivalit. “Me datën 8 gusht Dua vjen në Prishtinë atëherë do t’i kemi aktivitetet e fondacionit ku i ndajmë 100 mijë euro për aktivitetet në Kosovë”, tha Lipa.

Në këtë festival do të performojnë edhe artistë të tjerë si Carter, Bondax ,SG Lewis, Col3trane, Grace, Albert Stanaj si Ledri Vula, Mc Kresha, Buta, Jericho, Shpat Deda, Dafina Zeqiri  e të tjerë/ZERI/.