Kosova merr statusin e anëtarit asociues në organizatën e Frankofonisë

Kultura July 17, 2018 - 21:16
Lexo detajet

Në takimin e Komitetit ad hoc për anëtarësime pranë Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, të mbajtur sot në Paris, është arritur konsensusi për të rekomanduar avancimin e statusit të Kosovës nga anëtari vëzhgues në atë të anëtarit asociues.

Siç njofton MPJ, këtij konsensusi i janë bashkuar edhe shtete jo-njohëse, që patën shprehur rezerva, duke kërkuar sqarime shtesë mbi disa elemente të dosjes së Kosovës në takimin e kaluar të këtij komiteti.

Etapa e radhës është konfirmimi i ndryshimit të statusit në Samitin e Erevanit, në nivel të krerëve të shteteve.

Kjo konsiderohet një e arritur tjetër e Kosovës në marrëdhëniet me jashtë, respektivisht forcimin e subjektivitetit dhe integrimit ndërkombëtar.

Image