Edicioni i 8 i 'Beerfest Kosova', vjen më atraktiv dhe impozant se më parë!

Kultura July 11, 2018 - 12:51
Lexo detajet

MODUS Events, organizator i 'BeerFest Kosova' njofton se festivali i parë dhe më i madh i birres në Kosovë, do ta mbajë edicionin e 8 të tij prej 25 deri më 29 korrik, në qendër të kryeqytetit (Prishtinë) tek parkingu prapa Pallatit të Rinisë.

“Në 8 vjetorin e BeerFest Kosova, me lokacion tek Parkingu prapa Pallatit te Rinise, ku e gjithë hapësira do të transformohet me krijimin e shtandeve impozante dhe vizualisht të mrekullueshme të kompanive prezente. Skenë gjigande të kompletuar me zërim të përmasave të festivaleve të medha, të mbushur me efekte speciale vizuele dhe program artistik shumë të larmishëm dhe të pasur për të gjitha shijet. E veçanta e këtij edicioni është edhe programi muzikorë ku do të performojnë artistet me fame botrore dhe vendore si: Duft Punk Tribute, Full Vacuum, Nr, The Bloody Alboz, Genta Ismaili e shumë te tjerë,", tha Leart Zeqa, drejtori ekzekutiv i Modus Events. 

Do të jenë prezente birrat më të njohura dhe më të dëshirueshme për vizitorët e beerfest Kosova nga të cilat edhe 4 birra vendore dhe të gjitha këto do të jenë në dispozicion për adhuruesit e birrës me cmime promovuese.

Nuk do të mungojnë edhe ushqimi e pijet jo-alkoholike si dhe lojrat argëtuese e shpërblyese” shpjeguan organizatoret nga MODUS Events.

Organizatorët njoftuan se edhe sivjet, sikurse në edicionin e kaluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kordinim të plotë me Komunën e Prishtinës janë kordinuar që për të gjithë qytetarët të ju ofrohet një festë shumë mirë e organizuar dhe gjithë përfshirëse.

Si ngjarja që mbledh numrin më të madh të vizitoreve në Kosovë, Beerfest Kosova tashmë është festivali më i njohur argëtues dhe promocional dhe rrjedhimisht edhe ngjarja më atraktive në vend.

Si festival i birrës, kjo ngjarje është e hapur vetëm për personat e moshës mbi 18 vjet, dhe për të hyrë në hapsirën e festivalit do të nevojitet leternjoftimi.

Beerfest Kosova edhe këtë herë, ashtu si çdo vit tjetër, do të ofrojë hapësirë për argëtim gjithë përfshirës për të gjithë ata të cilët do të jenë të pranishëm.

MODUS fton te gjithë dashamirët e Birrës të vizitojne dhe të jenë pjesë e FESTËS MË MADHE NË KRYEQYTET”.