Cineplexx organizon eventin 'Family Day - Hotel Transylvania 3' me shpërblime dhe aktivitete! (Foto)

Kultura July 10, 2018 - 14:39

Cineplexx sërish organizon eventin Family Day, këtë herë me pjesën e tretë të filmit “Hotel Transylvania”, ku do të këtë shumë shpërblime dhe aktivitete!

 

Eventi do të mbahet me 14 dhe 15 korrik prej orës 12:00 deri 16:00, ku fokusi kryesor do të jetë premiera e “Hotel Transylvania 3”.

Image

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim në Cineplexx, do të ketë shumë aktivitete për fëmijë, përfshirë vizatimeve në fytyrë dhe aktiviteteve me ballona.

 

Gjithashtu, për të gjithë fëmijët do të ketë shumë shpërblime nga SebaMed si dhe ushqime të ndryshme FALAS nga Nesquick dhe Prince Quick.

Image

 

Ngjarja e filmit zhvillohet kur Mavis surprizon Drakulën me një udhëtim familjar në një kroçere luksoze për përbindësha. Sapo udhëtimi nis, lind një romancë kur Drakula takon kapitenen misterioze të kroçeres, Erika.

Image

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për të parë oraret se kur do të shfaqet filmi Hotel Transylvania gjatë këtij super eventi, klikoni KËTU