Alarmohen arkeologët shqiptarë

Kultura July 04, 2018 - 13:52
Lexo për më shumë detaje

Arkeologët ndërkombëtarë ju bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare për mbrojten e trashëgimisë nënujore

Studiuesit iu kanë bërë thirrje autoriteteve të Shqipërisë , të ndërtojnë muze për të shfaqur qindra artefakte greke dhe romake si dhe anije të lashta , të cilat janë të vendosur nën bregdetin shqiptar mezi të eksploruar , shkruan Fox News, transmeton “Zëri.info”.

Arkeologët në konferencën e mbajtur të martën theksuan se gjithë pasuria e objekteve nëntokësore nën shtratin jugperëndim në kufi me Greqinë mund të bie shumë lehtë pre e plaçkitësve , pasi dihet që janë me vlere të madhe thesari përcjell “Zeri.info”. 

James Goold , kryetar i fondacionit “Nautical të RPM në Florida”, tha se objektet të cilat besohet që datojnë që nga shekulli i tetë para lindjes së Krishtit deri në Luftën e dytë botërore , ato objekte do të bëheshin atraksion turistik në qoftë se ato do të shfaqeshin, duke ditur se Shqipëria është një vend shumë turistik pasi ka shumë vende ma antikitet dhe bregun detar . RMP’JA e Goold ka ekspertizuar Detin Jon deri në Gjirin e Vlorës , duke gjetur rreth të paktën 22 anijet të lashta që nga Lufta e dytë Botërore , transmeton ,”Zeri.info”.

Anijet të cilat janë zbuluar nën bregdetin shqiptar mendohet se kanë bartur vaji e ullirit dhe verën gjatë rrugëtimeve tregtare përgjatë Afrikës Veriore dhe Perandorisë Romake , ku Shqipëria atëherë njihej si “Iliri”ishte një udhëkryq për eksportet dhe importet. “Ka ardhur koha të ndërtojmë një muze për turistët shqiptar dhe të huaj “ citoi arkelogu shqiptar Neritan Ceka,përcjell “Zeri.info”.

Shqipëria po mundohet t’a mbrojë dhe të përfitojë trashëgiminë nën ujore e cila për një periudhë është lënë mbas dore për shkak të ushtrimit të regjimit komunist , mirëpo shqetësimi kryesor tashmë është se ruajtja e këtyre pasurive nëntokësore nuk po merr fonde tek caktuar nga shteti për t’iu ofruar mbrojte, pasi Shqipëria cilësohet një ndër shtetet më të varfra në Evropë, transmeton “Zeri.info”.

Ardhja e një anije HERCULES RPM11 ka qenë një “revolucion i vërtetë” shtoi Ceka , duke lavdëruar zhytësit profesionistë për punën e tyre. RMP-JA së bashku me një ekspeditë shqiptaro-italiane janë përpjekjet e vetme shkencore për ta kryer ekspertizën.

RMP beson se është koha për formimin e një organizata pikë qendra në Teksas te Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i shqyrtuar të gjitha mundësit e gërmimet mbytjeve nënujore me një proces i cili do të këtë një shumë të majme të shpenzimeve dhe gjatë realizimit besohet që procesi do të jetë delikat. “Shqipëria ka një mjedis të veçante, për shkak të mbrojtës së bregu detar shumë që shumë vite, tha David Ruff një ish komandat i nëndetëses bërthamore, transmeton “Zeri.info”.

Ruff tha “ një prej gurëve të çmuar mund të cilësohet Butrinti” një vend i lashtë grek në Shqipërinë Jugore i cili mbrohet nga organizata UNESCO, po ashtu ai shtoi se anija kërkimore VIRAZON II për një kohë të gjatë do të qëndrojë në ujërat shqiptare duke e bërë një gërmim Në shkallë të gjerë dhe efikas ,përcjell “Zeri.info”.

Image