Cineplexx sjell filmin e animuar nr.1 në botë me shumë shpërblime e aktivitete për fëmijë

Kultura June 20, 2018 - 15:30

Më 23 qershor në Cineplexx arrin filmi i animuar që po thyen rekorde në botë, The Incredibles 2. Kinemaja austriake ka njoftuar se për këtë film do të organizojnë eventin Dita e Familjes, ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete për fëmijë, shkruan zeri.info.

 

 

Eventi fillon këtë të shtunë prej orës 12:00 deri në ora 16:00, ku fokusi kryesor do të jetë premiera e filmit të animuar “The Incredibles 2”. Ky film ka debutuar në arkat filmike vikendin e kaluar me 180 milionë dollarë, duke e thyer çdo rekord të filmave të animuar.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shihni, në Cineplexx do të ketë shumë aktivitete për fëmijë, vizatime në fytyrë dhe letra ngjyrosëse.

Image

Për 200 fëmijët e parë që shkojnë në këtë event do të shpërblehen me akullore FALAS nga Big Scoop, si dhe do të ketë shpërblime tjera nga Nestle dhe Prince Quick.