Neziraj: S’kishte kuptim të shkonim të tjerët pasi e ndaluan Maliqin

Kultura June 19, 2018 - 11:28
Lexoni më shumë detaje

Dramaturgu Jeton Neziraj ishte ne ekipin prej katër vetash që po planifikonte promovimin e librit “20 vjet Përtej/Preko/Beyond”, në Qendrën për Dekontaminim Kulturor në Serbi nuk do të marrë pjesë, pavarësisht se në libër punuan përgjatë një viti të plotë.

Ai për Zeri.info ka treguar se të gjithë vendosen të ktheheshin më momentin që Maliqit ju ndalua hyrja në Serbi.

LEXO EDHE: Serbia përsëri ua ndalon hyrjen artistëve kosovarë

“Neve na lan të hyjmë por jo Shkëlzenin. As atij nuk i treguan ndonjë arsye specifike, veç i thanë që s'mundesh me hy. Na mandej vendosem të kthehemi sepse u bë e pakuptimtë pjesëmarrja jonë në atë diskutim”, tha Neziraj për Zeri.info.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që artistët kosovarë përballen me probleme të tilla në kufirin Kosovë-Serbi. Zëri