Diskutim dhe lexim me shkrimtaren Jasna Samic

Kultura June 18, 2018 - 10:07

Qendra Multimedia organizon lexim dhe diskutim me autoren në rezidencën letrare “Prishtina nuk ka lumë” – Jasna Samiç, nga Sarajeva. Shkrimtarja Jasna Samiç po qëndron në Prishtinë gjatë muajit qershor në kuadër të rezidencës, e cila i jep kohë asaj të shkruajë dhe ta njohë skenën kulturore në kryeqytetin e Kosovës.

Jasna Samiç ka lindur në Sarajevë dhe ka studiuar gjuhën dhe letërsinë orientale në Universitetin e Sarajevës, ku më vonë u punësua dhe ligjëroi gjuhën dhe literaturën orientale deri në vitin 1992, kur e larguan nga puna.

Jasna ka të botuara poezi, prozë edhe ese në gjuhën boshnjake dhe franceze. Ajo është fituese e çmimit francez “Stendhal”, në vitin 2008. Që nga viti 1977, Jasna jeton ndërmjet Sarajevës dhe Parisit.

Leximi dhe diskutimi me shkrimtaren do të mbahet më 20 qershor, duke filluar nga ora 18:00 në Galerinë dhe Librarinë “Monet” në Prishitnë.