‘Ladys Night’ dhe ‘Ocean's 8’ në Cineplexx me shumë shpërblime

Kultura June 13, 2018 - 11:16

Sonte (më 13 qershor) kinemaja Cineplexx organizon eventin e madh “LadiesNight”, me premierën e filmit “Ocean's 8” me aktoret e njohura si Sandra Bullock, Rihanna, Cate Blanchett dhe Anne Hathaway, shkruan zeri.info.

Deri më tani ka pasur një interesim të madh për këtë ngjarje dhe mbi 400 bileta tashmë janë shitur.

Organizatorët njoftojnë se për çdo biletë që e paguani me kartela të Raiffeisen Bank Kosova, ju fitoni edhe një tjetër FALAS. Bileta kushton 3.90€.

Gjatë eventit do të ketë shumë shpërblime si:

 50 Gift Cards me vlerë 15-20€ nga Oriflame Prishtinë

 3 qafore Morellato nga EMO

 20 dhurata nga Bioblas

Për oraret se kur shfaqet ky film mund të informoheni në faqen zyrtare të Cineplexx duke klikuar KETU: