Për të ndjekur festivalin e Dua Lipës, ja sa duhet të paguni për bileta!

Kultura June 08, 2018 - 16:55
Detajet

 Këngëtarja Dua Lipa këtë verë duke filluar nga 10, 11 dhe 12 Gusht do të mbajë një festival në Prishtinë.

Në një konferencë për media që ka mbajtur babai i saj është bërë e ditur edhe sa do të jetë çmimi i biletave për tu bërë pjesë e këtij festivali, shkruan “Zëri.Info”.

Çmimi i biletave për të ndjekur këtë festival lëviz me faza, në fazën e parë nga 35 euro, fazën e dytë 55 euro dhe fazën e tretë 75 euro./ZËRI