Festivali i Dua Lipës do të sjellë në Kosovë plotë artistë botërorë

Kultura June 08, 2018 - 16:45
Detajet

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, po sjell sivjet në Prishtinë një festival që siç duket do mbahet mend gjatë, shkruan zëri.info. 

I ati i saj, Dukagjin Lipa, që është edhe drejtor i Sunny Hill Festival të premten në një konferencë për media bëri të ditur se ky festival do të mbahet më 10, 11 dhe 12 gusht 2018 në Parkun e Gërmisë. 

"Ka qenë rrugë e gjatë deri te ky festival në Kosovë. Shpresojmë që Kosova të ketë përfitme në ngritjen e imazhit të saj. Shpresoj që do të ketë shumë vizitorë", tha ndër të tjera Lipa duke njoftuar se për 72 orë do të ketë aktivitete të ndryshme. Gjithashtu u bë e ditur se biletat për këtë festival do të jenë elektronike dhe do të kushtojnë nga 35 euro në fazen e parë, 55 euro në fazën e dytë edhe 75 euro në fazën e tretë, shkruan "Zëri.Info".

Biletat do të jenë tri ditore. Bashkë me Duan në këtë festival do të interpretojnë edhe Action Bronson, Stanaj, Grace Carter e SG Leëis. Sa i përket artistëve lokal Lipa konfirmoi se në Sunny Hill Festival do të performojnë Ledri, MC Kresha e DJ Gamble.

Organizatorët besojnë se ky festival do të sjellë edhe përfitime ekonomike për Prishtinën, meqë pritet të vijnë shumë vizitorë. Rikujtojmë se Dua Lipa interpretoi për herë të parë në Kosovë para dy vitesh, pikërisht në Parkun e Gërmisë, prej nga ka ardhur ideja për këtë festival. Sunny Hill Festival përkrahet nga Komuna e Prishtinës. Zëri