“Revolucionari” shqiptar i Eurovizionit: Protestova kundër korrupsionit dhe shtypjes

Kultura May 16, 2018 - 16:23
Lexoni më shumë detaje

Pak ditë më parë në skenën e Eurovizionit, përveçse tre shqiptarëve që konkurruan për shtetet të ndryshme hipi edhe një shqiptar i katërt.

LEXO EDHE: Ky është shqiptari i katërt që u 'ngjit' në skenën e Eurovisionit (FOTO & VIDEO)

Konstanin Bouki është 30-vjeçari që hipi në skenë teksa këndonte këngëtarja britanike, SuRie, duke ia rrëmbyer mikrofonin kësaj të fundit.

Konstanin Bouki ka emigruar në Londër prej disa vitesh dhe e quan veten rreper, filozof dhe adhuron marksistët dhe Che Guevaran.

Në intervistë për Top Channel, ai deklaron se gjesti i tij ka ardhur në një formë revolte kundër korrupsionit dhe shtypjes së njerëzve nga pushteti.

Image