Reagon ashpër, Ermal Meta: Nuk e di pse Italia nuk i dha ndonjë pikë Shqipërisë

Kultura May 14, 2018 - 19:02
E Fundit

Eurovision ka mbyllur siparin ditën e shtunë, ku triumfoi përfaqësuesja izraelite, Netta Barzilai.

Por, ka pasur shumë hatër mbetje mes dy shteteve fqinje, përkatësisht Shqipërisë dhe Italisë.

Në fakt, Shqipëria i dha pikët maksimale përfaqësuesit italian, këngëtarit shqiptar Ermal Metës.

LEXO EDHE: Edhe një skandal dyshohet se ndodhi mbrëmë në ‘Eurovizion’

Por, për befasi të gjithëve, Italia nuk i dha asnjë pikë përfaqësuesit të Shqipërisë, Eugent Bushpepës.

Kjo ka bërë që të reagojë ashpër edhe Meta, i cili ka shkruar në llogarinë personale në Twitter se nuk e kupton jurinë italiane.

“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ja kisha dhënë të gjitha Shqipërisë. Zëri dhe intonacioni i Eugentit është mbresëlënës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, përveç Metës dhe Bushpepës, edhe një shqiptare performoi në festivalin evropian të muzikës – Eleni Fouriera përfaqësoi Qipron. /Telegrafi/