Cineplexx sjellë eventin “Premiere - Deadpool 2” me shpërblime dhe aktivitete! (Foto)

Kultura May 11, 2018 - 20:16

Edhe këtë javë, Cineplexx do të organizojë event shumë atraktiv për të gjithë adhuruesit e filmit. Njëkohësisht, dhuratat dhe shpërblimet nuk do të mungojnë edhe në eventin e 17 majit.

Ky vit ka qenë një vit i suksesshëm për filmat superhero, e sidomos ata të “Marvel”. Duke filluar vitin me Black Panther e pastaj Avengers: Infinity War (dy filma që thyen rekorde të shikueshmërisë), ky vit deri më tani ka qenë shumë  i frytshëm për diskutimet e shumta rreth filmave të Marvel.

Image

Me 17 Maj, pjesë e kësaj liste i shtohet edhe Deadpool 2. Pasi i mbijetoi një sulmi pothuajse vdekjeprurës, Wade Wilson, i shpërfytyruar, përpiqet të realizojë ëndrrën e tij për të qenë banakieri më i pashëm në Mayberry, teksa gjithashtu po mëson të përshtatet me ndjesinë e shijes së humbur.

I portretizuar nga aktori fantastik, Ryan Reynolds, Deadpool 2 nuk është thjeshtë një film superhero. Fillmisht, Deadpool është i pavdekshëm. Mënyra më e mirë për ta transferuar këtë film në një ndër filmat më argëtues nga “Marvel” është duke e ia dhënë anti superheroit në fjalë një karakter qesharak dhe sarkastik.

Image

Filmi do të jetë premierë botërore me 17 Maj në Cineplexx. Përveç kësaj, do të ketë edhe shumë shpërblime të ndryshme si:

 

45 kupona nga Reload 
10 Gift Cards nga Springfield 
2 sete të librave origjinale nga Marvel 

Image

Vlerësimi i filmit të parë në faqën më të madhe të filmit, IMDB, është 8/10, vlerësim i cili pritet  të kalohet nga Deadpool 2.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit dhe orareve të filmit klikoni KËTU