Prishtinës i shtohen edhe nëntë murale (Foto)

Kultura May 11, 2018 - 12:15

Nëntë murale artistike i janë shtuar kryeqytetit.  Krejt kjo si rezultat i projektit “Art your heart” që përmbyllet sot në Prishtinë me përfundimin e vizatimit të mureve dhe hapjes së fushës sportive në rrugën “28 Nëntori”, të restauruar nga organizata jo qeveritare “The Way” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, shkruan zeri.info.

Koordinatori i këtij projekti, Endrit Jashanica, ka thënë për gazetën “Zëri” se ata si organizatë synojë të punojnë edhe më tutje që hapësirat publike të ju shërbejnë të gjithëve.

“Numri i hapësirave, të cilat duhet t'i shërbejnë të gjithëve, e në fakt duket se nuk hyjnë në punë për asgjë, po rritet gjithnjë e më shpejt. Ne kemi për qellim të luftojmë këtë dukuri përmes artit”, tha Jashanica.

Organizata “The Way” që ka realizuar këtë projekt artistë kosovarë dhe të huaj, synon që përmes artit të arrijë të promovojë vlera. Zëri

Image
Image
Image
Image
Image