Shqiptarët që siguruan finalen e 'Eurovision 2018'

Kultura May 08, 2018 - 23:36
Lexo detajet

Të shtunën mbahet finalja e "Eurovision 2018" dhe si asnjëherë më parë dy shqiptarë janë finalist të këtij edicioni që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, shkruan Zëri.Info.

Minuta më parë u dhanë rezultatet e10 shteteve të para që kaluan në fazën finale ndërsa, sonte ishin dy shqiptarë që siguruan finalen e madhe të Eurovision 2018 .

LEXO EDHE: Shqipëria kalon në finale të Eurovision 2018

Shqipëria ishte e 8-ta në këtë renditje me këngëtarin Eugent Bushpepa dhe këngë e tij "Mall", pastaj këngëtarja tjetër me prejardhje shqiptare Eleni Foureir ndërsa gjysmëfinalen e dytë do të interpretojë edhe shqiptari i tretë i këtij Eurosongu, Ermal Meta që do të përfaqësojë Italinë me “Non mi avete fatto niente”, shkruan “Zëri.Info”.