Sivjet nuk do të ketë Nobel për letërsi

Kultura May 06, 2018 - 14:55

Çmimi Nobel në letërsi nuk do të jepet këtë vit, kjo pas akuzave për abuzim seksual dhe çështje të tjera që kanë ndikuar në imazhin publik të Akademisë Suedeze, e cila zgjedh fituesin, njofton Associated Press.

Akademia tha të premten se çmimi i 2018 do të jepet në vitin 2019. Vendimi u mor në një takim javor në Stokholm, me arsyetimin se akademi nuk është në asnjë formë për të zgjedhur një fitues pas një vargu akuzash që shpërthyen për abuzim seksual dhe financiar.

"Ne e konsiderojmë të nevojshme të pauzojmë një kohë për të rimarrë besimin e publikut në Akademi, para se të shpallet laureati i ardhshëm", tha në një deklaratë Anders Olsson, sekretari i përhershëm i akademisë. Ai tha se akademia po vepron kështu "nga respekti për laureatët e mëparshëm dhe të ardhshëm të letërsisë”.

Do të jetë hera e parë që nga viti 1949 që çmimi prestigjioz jepet vonë. Vitin e kaluar, romancieri britanik Kazuo Ishiguro, i lindur në Japoni, fitoi këtë çmim.

Problemet në Akademi filluan nëntorin e vitit të kaluar, kur Arnault, i cili drejtonte një projekt kulturor të financiar nga Akademia suedeze, u akuzua nga 18 gra për ngacmime seksuale. Disa prej këtyre incidenteve besohet të kenë ndodhur në pronën që i takonte Akademisë. Arnault i ka mohuar këto akuza.