Cineplexx dërgon 2 persona fatlum për pushim ne Turqi!

Kultura May 03, 2018 - 14:30

Për filmin Avengers: Infinity War, Cineplexx ka organizuar një lojë shpërblyese shumë atraktive për fansat e filmit.

Cineplexx në bashkëpunim me Eurokoha, për filmin më të madh të vitit, Avengers: Infinity Wara, do t’i dërgojnë 2 persona fatlum për pushim në Turqi me të gjitha shpenzimet e mbuluara.

Image

Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, e cila ka filluar me 26 Prill në Cineplexx, ju thjeshtë duhet të blini bileta për filmin Avengers: Infinity War, t’i futni ato në kutinë e lojës shpërblyese e cila do të vendoset në korridor në Cineplexx.

Kjo nuk është e tëra! Kinemaja austriake në bashkëpunim me GAMA Electronics, gjitashtu do të dhurojë 1 fituesit fatlum, telefonin më të ri, Samsung S9.

Image

 Sa i përket filmit, Avengers dhe aleatët e tyre duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka në një përpjekje për të mposhtur Thanosin e fuqishëm, përpara se shpërthimi i tij i shkatërrimit t'i japë fund universit.

Ky film i përfshin po thuaj të gjithë supërheronjtë e Marvel, Spider-Man, Black Widow, Thor, Iron Man, Loki, Black Panather si dhe të gjithë heronjët e Guardians of the Galaxy.

Image

Me një vlerësim prej 9/10 në IMDB, filmi ka kaluar të gjithë pritshmëritë, duke thyer rekord shikueshmërie, jo vetëm në Cineplexx, por në të gjithë botën!

Filmin mund ta shikoni në 3D dhe 2D, çdo ditë në këto orare: https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Avengers-Infinity-War/#filmDetailFilter

Trailerin e  filmit mund ta shikoni këtu: