‘Infinity War’, një nga përfundimet më të mira të Marvel-it

Kultura April 24, 2018 - 16:46

Vetëm pak ditë para debutimit të filmit “Avengers: Infinity War” në kinema, kritikët tashmë e kanë parë filmin e madh të Marvel-it të regjisorëve të “Captain America: Civil War” Joe dhe Anthony Russo. Ata e shikuan në një studio të mbyllur larg mediave, në mënyrë që të mos prishet ‘befasia’ e filmit. Por nëse keni dëshirë të dini se çka ndodh para se filmi të shfaqet, mund të shikoni disa reagime dhe vlerësime që jepen nga publiku nëpër rrjete sociale të ndryshme, shkruan zeri.info.

Përgjithësisht, reagimet janë më shumë pozitive edhe pse ka prej atyre mesatare.

Ajo për të cilën duket se të gjithë pajtohen është se ky film është një nga epikat më të mira me superhero që është paraqitur ndonjëherë në ekran, me një prej përfundimeve më të mira të Marvelit.

Po ashtu njerëzve po u pëlqen shumë humori në film, gjë që është befasuese duke marrë parasysh që tema që trajton lidhet me ditën e frikshme të gjykimit.

Megjithatë, gjithashtu duket se ka një fije e mendimit përbashkët që filmi mund të jetë pak më i mirë për të mirën e vet dhe si pjesa e parë e një epike me dy filma, patjetër që do t’i bëjë njerëzit që duan më shumë prej tij.

Në “Infinity War” me rolet e tyre paraqiten aktorët Chris Hemsworth, Chris Pratt, Josh Brolin, Robert Downey Jr., Chris Evans, Mark Ruffalo, Scarlett Johansson, Chadwick Boseman, Zoe Saldana, Dave Bautista, Bradley Cooper, Don Cheadle, Anthony Mackie, Sebastian Stan, Paul Bettany, Elizabeth Olsen, Tom Holland, Benedict Cumberbatch, Paul Rudd, Tom Hiddleston, dhe Jeremy Renner.

Filmi është shkruar nga Christopher Markus dhe Stephen McFeely kurse regjinë e kanë bërë Anthony dhe Joe Russo.

Ky film vjen premierë edhe në Kosovë duke u shfaqur nga e enjtja (26 prill) në kinemanë “Cineplexx”.

Më poshtë mund të lexoni disa nga reagimet e kritikëve në Twitter pasi që e panë filmin. Zëri