Nisin në Prishtinë aktivitetet për Ditën Botërore të Librit

Kultura April 23, 2018 - 11:28
Nisin aktivitetet

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës kanë nisur aktivitetet kulturore me rastin e Ditës Botërore të Librit, shkruan zeri.info.

Biblioteka Kombëtare ka hapur dyert për lexuesit e vegjël dhe të rijnë që ta shohin nga afër se si funksionon kjo bibliotekë.

Menaxhuesit e kësaj biblioteke kanë folur për rëndësinë e të lexuarit.

Sipas tyre për fat të mirë kjo bibliotekë ka ende shumë lexues.

Rikujtojmë se 24 prilli u shpall si Dita Ndërkombëtare e Librit në vitin 1995 nga UNESCO.

Kjo datë përkon me përvjetorët e vdekjes së dy shkrimtareve të mëdhenj të letërsisë botërore,  Shekspirit dhe Servantesit. /Zëri