“Metal United World Wide” mbahet edhe në Kosovë (Video)

Kultura April 19, 2018 - 15:33

Së shpejti për herë të parë do të organizohet edhe në Prishtinë festivali i njohur botëror i muzikës së zhanrit metal “Metal United World Wide”, shkruan zeri.info.

Në një intervistë për radio “Prishtinën” në emisonin "Mëngjesi me Gencin", Fatos Dobroshi nga ekipi organizativ i festivalit tregoi se pjesë e tij do të jenë bendet me të njohura kosovare të rrymave rok dhe heavy metal.

“Deri më tash janë konfirmuar katër bende që do të marrin pjesë. Ato janë ‘Troja’, ‘4 x 4’, ‘Land Of Confusion’ dhe Pink Metal’. Këto janë bende nga Kosova. Duhet ta cekim që përveç muzikës live do të ketë edhe DJ, pije dhe ushqim. Festivali do të zgjas deri në orën 02:00”, tregoi Dobroshi.

Image

Festivali mbahet më 5 maj me fillim nga ora 18:00 në amfiteatrin e parkut “Gërmia”. Biletat kushtojnë 5 euro dhe mund të blihen në lokalin “Rockuzinë” ose te hyrja e festivalit. Zëri

Për më shumë dëgjoni intervistën e dhënë për radio “Prishtina”: