Në 'The Guardian' Lipa rrëfen historinë e Kosovës

Kultura April 17, 2018 - 12:33
Kjo deklaratë e Duas për Kosovën nuk do t'ju pëlqej aspak serbëve

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa nuk heziton asnjëherë të flas para mediave ndërkombëtare për vendin nga vjen, por kësaj radhe në një intervistë për prestigjiozen “The Guardian” ajo ka treguar më shumë. L

ipa ka folur për shkaqet që e kane shtyrë familjen e saj dhe familje të tjera kosovare të marrin rrugën e migrimit. Për “The Guardian” Dua ka treguar se gjyshi i saj, Seit Lipa ishe kryetari i Institutit të Historisë dhe kur filloi konflikti edhe presioni për të u shtua, transmeton "Zeri.info".

“Dukagjin Lipa ishte djali i historianit të njohur, Seit Lipa që në atë kohë ishte kryetari i Institutit të Historisë. Kur filloi konflikti në Kosovë, përfundoi edhe karriera e gjyshit”, ka treguar tutje Dua, duke thënë se kjo ka ndodhur pasi që gjyshi i saj, nuk pranonte assesi të shtrembëronte historinë e Kosovës.

“Kur erdhën serbët, ata kërkonin nga historianët të rishkruanin historinë e Kosovës. Ta ndryshojnë atë, të thonë se Kosova ka qenë gjithnjë pjesë e Serbisë dhe asnjëherë pjesë e Jugosllavisë dhe gjyshi im ishte nga ata njerëzit që nuk mund ta bënin, kështu ai e humbi punën pasi që nuk donte të shkruante diçka të cilën nuk e besonte”, ka treguar Dua, përcjell "Zeri".

Përveç kësaj, Lipa ka rrëfyer në detaje eksperiencën e të qenit fëmijë emigrant në Britani të Madhe, kthimin në vendin prej nga i ka prindërit si dhe faktin se si në familjen e tyre është ruajtur gjuha shqipe. I intriguar nga përvoja personale e këngëtares, gazetari i “The Guardian”, Tom Lamont, e ka pyetur Duan edhe për mendimin e saj rreth politikave të reja të presidentit amerikan Trump për refugjatët.

“Kur e shikon nga aspekti personal e kupton se asnjë refugjatë nuk e lë vendin e vet pa qenë i detyruar”, ka thënë Lipa.

Gazeta prestigjioze theksoi edhe emrin shqip të këngëtares, Dua, duke shpjeguar për lexuesit anglez edhe domethënien e tij. Këngëtarja Lipa u shpreh se sot është krenare për emrin që për mbesën foshnje e kishte propozuar gjyshi saj, ndonëse tek sa rritej në Britani shpesh haste vështirësi kur u tregonte të tjerëve emrin e saj.

“Tani jam krenar për këtë emër por kur isha duke u rritur gjithçka që dëshiroja ishte që të quhesha Ana, Sarah, Ella ... diçka normale sepse emrin ‘Dua’ me duhej të ua shpjegoja të gjithëve”, kujton ajo, transmeton "Zeri.info".

Në këtë intervistë Dua ka folur rreth refugjatëve dhe rëndësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Lipa e ka përfunduar këtë intervistë duke thënë se fakti që i ka parë prindërit e saj duke u përshtatur në rrethana të ndryshme ka ndikuar shumë tek ajo.

“Babai im gjithmonë më thotë se duhet të punohet shumë, shumë, për pak sukses”, ka thënë Lipa duke përfunduar se ajo beson në ëndrra por edhe në mundin e njeriut.

“Ajo që kam mësuar nga prindërit e mi është kjo: Çdo gjë vjen nga puna e vështirë dhe pastaj, ndoshta, gjërat lidhen”, ka përfunduar ajo. /ZËRI/