Robert Davi: Sa mirë me qenë në Kosovë

Kultura April 13, 2018 - 16:14
Lexo detajet

Aktorët hollywoodianë Robert Davi dhe Luke Goss folën të premten në konferencën për media në Cineplexx për filmin “Your move”, premiera e të cilit do të jepet në Prishtinë dhe përshtypjet e para për Kosovë, shkruan "Zëri.info".

“Ju faleminderit që keni ardhur këto ditë kur të gjithë janë të zënë me punët e veta. Faleminderit që keni ardhur për ta përkrahur filmin tonë, pra filmin tim të parë si regjisor”, tha Goss para gazetarëve.

LEXO EDHE: Aktorët hollywoodianë mirëpriten në Cineplexx

Kurse edhe aktori Robert Davi u shpreh i lumtur për ardhjen e tij në Kosovë. Madje ai tha në shqip edhe një fjalë që kishte mësuar me të ardhur këtu. “Sa mirë me qenë në Kosovë”, tha Davi.

Muzikanti dhe aktori Luke Goss në këtë film pati disa role. Si regjisor, producent e aktor. Ai tha se menaxhimi i gjithë këtyre detyrave ishte sfidë.

“S’mund të kërkoja diçka nga askush, por në anën tjetër ishte çliruese si detyrë”, tha Goss. Ai u shpreh i kënaqur me produktin final të këtij projekti.

“Ne të gjithë e dimë se mund të bëjmë më mirë. Do të bëjmë edhe më shumë si regjisor, por si film i parë jam i lumtur me të”, tha Luke Goss.

Filmi amerikan “Your move” i takon zhanrit aksion dhe trajton një histori kidnapimi që i ndodh një famileje në Meksikë. /Zëri/Image