Cineplexx organizon eventin 'Men’s Night – Rampage' me shpërblime dhe aktivitete! (Foto)

Kultura April 11, 2018 - 14:17

https://goo.gl/PvXfRkCineplexx sërish organizon eventin Men’s Night me premierën e filmit “Rampage”, edhe këtë herë me shpërblime dhe shumë aktivitete!

Në këtë event me 12 prill, do të shfaqet filmi aksion me aktorë të njohur si Dwayne “The Rock” Johnson, Naomie Harris, Malin Åkerman, Jake Lacy. Eventi do të fillojë prej orës 19:30 deri 23:00.

Image

 

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim në Cineplexx, do të ketë pizza FALAS nga Sach Pizza, dhe shpërblime të ndryshme si:

3 ora ekskluzive nga Emo Watches
50 kupona anëtarësie 1 vjeçare + 10 fishekë nga Poligoni Reload
Lojëra ARCADE falas nga Bo Bowling

Image

Ngjarja e filmit zhvillohet kur Davis Okoye dhe shoku i tij më i mirë, një gorillë e bardhë, luftojnë kundër përbindëshave në një qytet të madh.

Image

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni KËTU. https://goo.gl/PvXfRk)