Arkitekti kosovar pjesë e projektit për Teatrin Kombëtar Shqiptar

Kultura April 10, 2018 - 14:50

Arkitekti i vetëm nga Kosova, Drilon Zajmi në bashkëpunim me arkitektët nga Shqipëria Ejona Belegu e Vladimir Bregun kanë prezantuar projektin e tyre për Teatrit Kombëtar shqiptar, raporton “Zeri.info”.

Ky projekt i cili do të kushtojë 10 milionë euro, parashikon rikonstruksionin e tetarit aktual.

Drilon Zajmi, Ejona Belegu dhe Vladimir Bregu, kanë paraqitur sot variantin e tyre për Teatrin Kombëtar Shqiptar, si alternativë ndaj projektit të paraqitur nga qeveria shqiptare për një gjë të tillë.

Projekti i prezantuar parasheh që teatri të ketë sallë me 8 hyrje dhe 850 vende për publikun.

Propozimi i arkitektëve u mbështet edhe nga vet aktorët e Teatrit Kombëtar Shqiptar.

Ideja e projektit të këtyre arkitektëve që konkurron me atë të atij danez Bjarje lngels është një ndërthurje e historisë me elementët modernë të arkitekturës.

Projekti në fjalë synon ruajtjen e dy godinave ekzistuese të Teatrit Kombëtar Shqiptar dhe atij Eksperimental duke i rikonstruktuar ato, dhe shtimin në hapësirën ndërmjet tyre të një strukture të xhamtë, që do të plotësojë të gjitha nevojat e artistëve dhe publikut me skena dhe ambiente ndihmëse.