Haradinaj: Duhet të bëhet më shumë për librin

Kultura April 10, 2018 - 12:33
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Sot është hapur në Prishtinë edicioni i 16-të i  Javës së Bibliotekës në Kosovë që sivjet për temë ka arsimin dhe trajnimin biblotekar, shkruan zeri.info.

Në hapje të kësaj jave, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se në Kosovë duhet të bëhet më shumë për librin. Po ashtu tha se si qeveri e vlerësojnë lartë rolin e bibliotekave në Kosovë në kohërat më të vështira.

"Qeveria e Kosovës vjen pak e turpëruar para juve për shkak se nuk po bëhet sa duhet për librin", tha Haradinaj.

Tutje ai foli për gjendjen e objektit të  Biliotekës Kombëtare të Kosovës dhe nevojën për intervenim.

Ai falenderoi Ambasadën Amerikane për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë librit në Kosovë. /Zëri