IKMM-ja miraton projektin për rinovimin e sheshit ‘Adem Jashari’

Kultura March 19, 2018 - 12:49

IKMM-ja miraton projektin për rinovimin e sheshit ‘Adem Jashari’ Pas ndërprerjes së punimeve të shtunën e kaluar në sheshin “Adem Jashari”, sot Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve ka miratuar projektin e Komunës së Prishtinës për rimodelimin e ish-sheshit të “Vëllazërim-Bashkimi”, në qendër të Prishtinës, shkruan zeri.info. Vendimin IKMM-ja e ka marrë gjatë mbledhjes së thirrur mëngjesin e së hënës.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri”

Ardiana Qorraj, ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve. IKMM ka konstatuar se ky projekt nuk e shkel Ligjin për Trashëgimi Kulturore./ ZERI