Projekti i Gjergj Xhuvanit triumfon në Eurimages

Kultura March 17, 2018 - 14:19

Projekti me skenar dhe regji të Gjergj Xhuvanit, i titulluar “Liqeni im”, prodhuar nga On Film Production, është votuar si projekti më i mirë ndër 54 aplikime, në mbledhjen e 150-të të Eurimages në Yerevan.

Projekti është një bashkëprodhim me Italinë dhe Maqedoninë dhe ka mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Filmi “Liqeni im” sjellë historinë e një djaloshi intelegjent, të quajtur Kristo. Ai i ulur në bankën e tij në klasë mendon për kuptimin e fjalisë ‘Liqeni im’, të shkruara në tabelë nga mësuesi i tij. “Liqeni mund të na jap të gjitha nëse ne dimë sesi ta pyesim”, shkruan Kristo. Ai pastaj shikon nga dritarja dhe kujton ngjarjet të cilat kanë ndodhur në muajt e fundit. Djaloshi i ri Kristo jeton në një fshat afër liqenit të Prespës, një lumë i ndarë në tri shtete: Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi.

Kristo, pronari i një varke të vogël peshkimi, përfiton nga kjo situatë gjeografike dhe transporton drogë nga Shqipëria në Maqedoni. Kristo rritet duke adhuruar dy shitës droge, me të cilët punon; Ismailin dhe Paskon. Ndryshimet fillojnë në jetën e Kristos, pasi që ai fillon që të ndjejë dashuri për mësuesen e tij të zgjuar, Mirandën.

 

Ismaili merr një vendim fatal, ai dëshiron që të mbizotërojë në tregtinë e drogës që po ndodh në liqe. Kristo rrihet keq, kurse Paskos i ngrihet një kurth nga Ismaili, ndërsa policia është në pritë të tij. Pasko pastaj vritet, në kaosin që po ndodh, nëna e tij vdes dhe gruaja e tij largohet nga vendi.


Kur komuniteti i vogël i peshkatarëve beson që Kristo është fajtor për vdekjen e Paskos, ai e kupton se tashmë Ismaili duhet të ndalet. Kristo hakmerret duke i vënë flakën një anije që bartë drogë, një aksident ky që sjellë vdekjen e Ismailit. Për t’i thënë lamtumirë të kaluarës së tij kriminali Kristo u vë flakën parave të udhëheqësve të drogës. Historia përfundon ashtu si fillon me Kriston, i cili kompleton esenë e tij mbi atë se çfarë liqeni mund t'u jap atyre që dinë se çfarë t’i kërkojnë.

Regjisori i famshëm shqiptar, Gjergj Xhuvani, i lindur në vitin 1963 në Tiranë, ka përfunduar artin dramatik në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nga asistent regjie arriti të bëhet regjisor i shquar që zhvilloi kinematografinë shqiptare në nivelin e kinematografisë bashkëkohore botërore.

Xhuvani ka debutuar me filmin e tij të parë “Bardhë e zi” në vitin 1991 dhe për publikun e gjerë njihet si regjisor, skenarist, producent dhe aktor. Filmi që ka arritur popullaritetin brenda dhe jashtë vendit, mbetet filmi i realizuar në vitin 2001, “Parullat” dhe së fundi me filmin “Lindje, perëndim, lindje” (2008). Xhuvani ka pasuruar kinematografinë shqiptare me inovacionet e tij, duke u bërë një prej regjisorëve më frymëzues edhe për brezat e rinj.