Shpërthen nga krenaria Dua Lipa: Unë jam nga Kosova

Kultura March 17, 2018 - 10:06

Këngëtarja e njohur botërisht Dua Lipa ka ndarë me fansat e saj një moment krenarie për të cili thotë se çdo herë kur tregon se është nga Kosova dhe flet për familjen e saj shpërthen nga krenaria, shkruan “Zëri.Info”.

Dua në një postim në Instagram ka kujtuar gjyshin e saj Sejt Lipa I cili në vitet 1990-1995 ishte Kryetar I Institutit Historik të Kosovës, ajo ka folur edhe për artikullin e fundit kushtuar jetës dhe veprës së gjyshit të saj, e kjo po që arsyeja më e madhe e krenarisë së këngëtares kosovare Dua Lipa.

"Gjyshi im Seit Lipa ishte Kryetari i Instituit Historik të Kosovës, mes viteve 1990-1995. Dëshira për ta treguar historinë tonë dhe prej nga jemi është në gjakun tonë dhe unë mundohem dhe iu tregoj njerëzve kudo që shkoj dhe në çdo intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori shumë interesante, prej së cilës mësoj nga pak çdo herë. Së fundi një artikull doli për punën e gjyshit tim dhe më bëri të shpërthej me krenari kështu që desha ta ndaj këtë moment të vogël me të gjithë ju", janë fjalët e Dua Lipës bashkangjitur me fotografinë e publikuar./ZËRI

Image