Shfaqja kontraverse ''Sllobodan Show'' ka ngjallur polemika në Kosovë

Kultura March 12, 2018 - 10:14

Serbët e Kosovës kanë një teatër në Mitrovicën Veriore që ata e quajnë teatri i zhvendosur i Prishtinës.

Një shfaqje e tyre ka arritur deri tek faqet e New York Times dhe agjencitë botërore ndërsa brenda Kosovës ka shkaktuar shumë polemika.

Sllobodan show. Koha e xhingëlave dhe e krimit. Gjithçka është paralele mes shqiptarëve dhe serbëve nga politika, historia e deri tek teatri.
Aktorët serb nga Kosova kanë bërë një shfaqje për pasojat e udhëheqjes nga dinastija e Sllobodan Millosheviç.

Janë të lindur në vitet e luftës dhe fajësinë nuk e komentojnë. E dinë që vuajnë pasojat e një kohe të errët.  Jellena Orllovic, ka lindur në vitin 1992 në Mitrovicë. Është aktore e teatrit në Mitrovicën e veriut, nga lufta nuk mbanë mend shumë.

Jellena Orllovic, Aktore: Vitet ’90 kanë lënë kujtime nga jeta dhe familja ime. Kemi parë vetëm televizionin publik nga prindërit e gjyshërit dhe kanë parë vetëm ato që u janë shërbyer. E konsideroj sukses të ndërtoj një qëndrim personal mbi këtë periudhë. Sllobo për disa ishte lider, për të tjetër kryekasapi i Ballkanit. Në Hagë vdiq i akuzuar për krimet më makabre kundër njerëzimit për Bosnjen, Kroacinë dhe Kosovën. Me bashkëshkorten Mira Markovic jetonin si në përallë. Ajo u arratis për në Moskë ku ende jeton si profesoreshë me të birin Markon.

Nenad Todorovic, Regjisor: Duhet të mendojmë në një mënyrë të përgjegjshme dhe kjo është kur ne të merremi me demonët tanë dhe jo qiftet italiane si Romeo dhe Zhulieta, por me atë pasojat e së cilës sot thellësisht i jetojmë.

Jelena Bogavac, Autore e Tekstit: Pas shumë intervistash kemi ardhur tek emërtuesi i përbashkët i tragjedive personale në përgjithësi është Sllobodan Milloshevici dhe periudha historike e qeverisjes së tyre. Ankthi me historinë dhe pasojat vazhdon. Aktorët thonë se nuk bëjnë gjyq, por duan debat me të shkuarën.

Jellena Orllovic, Aktore: Nuk dua të komentoj se çfarë ka ndodhur, për këtë është e nevojshme kohë. Por, unë jam krenare me vetën pasi kurrë nuk kam refuzuar bashkëpunim me shqiptarët dhe kam krijuar edhe miqësi të mëdha.

Familja e lumtur nuk është më në pushtet. Aktorëve të rinj u ngelet vetëm koha në mes të së shkuarës dhe të ardhmes dhe çmimi i një periudhë pa kujtesë. /abcnews.al/