"Gratë e shquara shqiptare" përkthehet në kroatisht

Kultura March 12, 2018 - 10:02

Të premten, më 9 mars 2018, në orën 19:00 në bibliotekën e "B. Ogrizoviç", të Zagrebit të Kroacisë, u prezantua përkthimi i parë kroat i librit "Gra të shquara shqiptare", nga shkencëtarja dhe shkrimtarja nga Kosova, Edi Shukriu.

Pjesëmarrëse ishin: Këshilltarja Shkencore Marija Buzov, Profesoresha Nada Nakië Veseli, skenaristja Elizabeta Markljushaj, fragmentet u lexuan nga Gentiana Lleshdedaj, dhe përkthyesja e librit, dhe kyjetarja Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë “Dea” Ljiljana Koci.

Pjesëmarrësit i ndanë njohuritë, mendimet, dhe përvojat e tyre nga diskursi i grave shqiptare gjatë historisë, kurse në programin artistik, poetja Valentina Mrijaj prezantoj një nga krijimet e saj.

Nga pamundësia që të marrë pjesë në promovimin e librit të saj, autorja Edi Shukriu dërgoj një letër mjaft prekëse, ku thuhej;

“Secili libër ka historinë e vet dhe kur e nisa që para luftës në Kosovë e mendoja të botohet anglisht. Përkrah e kisha përkthyesen voluntere e vizionare Kathleen Imholz. Ndërkohë hulumtoja dhe e plotësoja, gjithnjë duke u bërë më e vetëdijshme se sa pak e njihnim veten. A njihemi sa duhet? Si mund të presim që të na njohin të tjerët dhe të na vlerësojnë? Pse neglizhohej botimi i kontributit të grave kur përmes tyre shpalosej energjia pozitive e botës shqiptare?