Tetë gratë e Nobelit të letërsisë

Kultura March 09, 2018 - 10:56

Meqë dje u shënua 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, po sjellim në kujtesë disa nga gratë që për kontributin e tyre në një nga fushat më të mëdha të artit, siç është letërsia, u shpërblyen me çmimin prestigjioz “Nobel”. Përmes kësaj liste mund të mësoni se cilat janë tetë nobelistet e fundit të letërsisë, që nga viti 2015 e deri në 1991 dhe arsyet se pse akademia suedeze “Nobel” e veçoi secilën prej tyre. Ne gjithashtu rekomandojmë nga një titull prej secilës autore, shkruan sot gazeta "Zëri".

Svetlana Alexievich, 2015

Shkrimtarja dhe gazetarja bjelloruse Svetlana Alexievich është fituesja e fundit grua e çmimit “Nobel” në fushën e letërsisë. Ajo u shpërblye nga akademia suedeze "për shkrimet e saj polifonike, që janë një monument për vuajtjet dhe guximin në kohën tonë".

E lindur nga një baba bjellorus dhe një nënë ukrainase, Svetlana u rrit në Bjellorusi. Pas mbarimit të shkollës ajo punoi si gazetare në disa gazeta lokale, para se të diplomonte në Universitetin Shtetëror të Bjellorusisë. Ajo punoi si korrespodente për disa revista letrare. Një nga librat e saj më të rekomanduara është “Voices from Chernobyl”.

 

Alice Munro, 2013

“Mjeshtre e tregimit bashkëkohor të shkurtër”, kështu e ka cilësuar juria e akademisë suedeze “Nobel” autoren Munro.

Autorja kanadeze fillimisht nisi të shkruante tregime të shkurtra si adoleshente. Në atë kohë ajo ndjeu se duhej të punonte drejt një romani, por së shpejti zbuloi mundësi të reja për lidhjen midis pjesëve të saj të pasura, por të nënvlerësuara, të cilat ekspozonin me lehtësi përvojën personale dhe detajet e jetës së përditshme. Një nga librat e saj më të rekomanduara është “Dear Life”.

 

Herta Müller, 2009

“Ajo me përqendrimin e poezisë dhe sinqeritetin e prozës përshkruan peizazhin e të zhvendosurve”, pati theksuar juria e akademisë suedeze “Nobel” në arsyetimin e saj për çmimin e dhënë për autoren Müller.

E lindur më 1953 në Nitzkydorf të Rumanisë, si një vajzë e re, Müller punoi si përkthyese në një fabrikë para se të afrohej për të spiunuar policinë sekrete rumune. Refuzimi i saj i kushtoi asaj një punë dhe çoi në fillimin e shkrimit të saj. Librat e saj përshkruajnë shtypjen brutale të jetës nën një diktaturë komuniste dhe kritikat e saj nxitën kërcënime, grindje dhe censurë nga regjimi. Një nga librat e saj më të rekomanduara është “The Passport”.

 

Doris Lessing, 2007

Si “Reflektim i përvojës femërore, i cili me skepticizëm, zjarr dhe fuqi vizionare, ka nënshtruar një qytetërim të ndarë në shqyrtim”, është cilësuar vepra e Lessing nga akademia suedeze “Nobel”.

Lessing ka lindur në Persia nga prindër britanikë, në vitin 1919. Falë një fëmijërie të trazuar, ajo ishte kryesisht e vetë-arsimuar. Shkrimet e saj karakterizohen nga shfaqja e përvojës së femrës dhe lufta me identitetin individual. Një nga librat e saj më të rekomanduara është “The Golden Notebook”.

 

Elfriede Jelinek, 2004

Jelinek e mori çmimin “Nobel” në letërsi “për rrjedhën e saj muzikore të zërave dhe kundër zërave në romane dhe zellin e jashtëzakonshëm gjuhësor përmes të cilit zbulon absurditetin e klisheve të shoqërisë dhe fuqinë e tyre nënshtruese”.

Librat e Jelinek-it veçohen për strukturën patriarkale të Austrisë. Proza e saj eksperimentale shpesh është qëllimisht provokative (që përshkruan dhunën seksuale në detaje), duke ndarë kritikët, ndërsa poezia e saj gjerësisht konsiderohet të jetë shumë e gjallë dhe e përkryer. Një nga librat e saj më të rekomanduara është “The Piano Teacher”.

 

Wislawa Szymborska, 1996

Szymborska fitoi këtë çmim “për poezinë që me saktësi ironike lejon që konteksti historik dhe biologjik të dalë në dritë në fragmente të realitetit njerëzor”.

Është lindur në Poloninë Perëndimore, më 1923. Poezitë e poetes Szymborska janë përkthyer në 16 gjuhë. Ato marrin një vështrim lirik dhe të drejtpërdrejtë për pasojat e luftës dhe ndikimin e saj në detajet e jetës së përditshme. Një nga librat e saj më të rekomanduara është “View with a Grain of Sand: Selected Poems”.

 

Joni Morrison, 1993

Kjo shkrimtare e fitoi këtë çmim, sepse “romanet e saj karakterizohen nga forca vizionare dhe importi poetik, që i jep jetë një aspekti thelbësor të realitetit amerikan”. Kështu ka vlerësuar juria e “Nobelit”.

Morrison është gruaja e parë me ngjyrë që ka marrë Çmimin “Nobel” në letërsi. Ajo lindi në një qytet në Ohajo dhe lexoi Tolstoin, Dostojevskin dhe Jane Austen gjatë viteve të saj formuese. Mendja e saj është plot me përshkrime poetike të pasura për njerëzit e zinj në Amerikë. Një nga librat e saj më të rekomanduara është “Song of Solomon”.

 

Nadine Gordimer, 1991

Sipas jurisë së “Nobelit” Gordimer “me anë të shkrimeve të saj të mrekullueshëm epike – siç ka kërkuar edhe Alfred Nobeli – i ka sjellë një përfitim shumë të madh njerëzimit".

E lindur në Afrikën e Jugut, Gordimer ka shkruar disa romane të cilët janë të angazhuar thellë me politikën e Afrikës së Jugut. Shkrimtarja Gordimer shkruan me ndjeshmëri dhe kompleksitet rreth vendit të saj të lindjes. Zëri