‘Tre billborde në Prishtinë’ nga ‘Haveit’

Kultura March 08, 2018 - 16:10

Kolektivi artistik “Haveit” në përbërje të Hana Qenës, Vesa Qenës, Alketa Sylajt dhe Lola Sylajt në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars, kanë vendosur tre billborde në kryeqytet, afër monumentit “New Born”, shkruan zeri.info.

Aty janë vendosur dy emra të grave të vrara nga burrat e tyre, për dhunën ndaj të cilave shteti ishte paralajmëruar por nuk kishin vepruar dhe është vendosur gjithashtu edhe pyetja “Edhe sa thirrje të humbura?”.

Image

“Haveit” kanë publikuar tri fotografi në faqen e tyre në Facebook teksa kanë vënë edhe një shënim.

“Një shenjë në prag të derës për me u zgju me kujtimin e tyre e mos me mujt me flejt deri sa të zdritë drejtësia”, kanë shkruar “Haveit” në fotografitë e shpërndara.

Intervenimi i kolektivit artistik “Haveit” është inspiruar nga filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, që flet për një grua e cila është në kërkim të dhunuesit dhe vrasësit të vajzës së saj në një qytezë të vogël amerikane.

Filmi që flet për dhunën ndaj grave ishte dhe vazhdon të jetë një nga filmat më të komentuar që flet për dhunën ndaj grave dhe drejtësisë së munguar për dhunuesit dhe vrasësit e tyre, duke marrë nominime dhe çmime në “Oscars”. Zëri 

Image