Mediat ndërkombëtare shkruajnë për “rikthimin” e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë!

Kultura March 07, 2018 - 15:10

Shfaqja “Sllobodan Show” ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare për shfaqjen e saj në Kosovë.

Dymbëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, Sllobodan Millosheviq, një kohë njeriu më i fortë i Serbisë, ka përçarë audiencën, këtë herë me anë të karakterit të luajtur në shfaqjen që u dha të martën në Kosovë, shkruan agjencia britanike e lajmeve “Reuters”.

Në artikull thuhet se shfaqja fokusohet më shumë në jetën personale të Millosheviqit në lidhje me gruan e tij, Mirjanën, vajzën e tij Marija dhe djalin e tij Markon, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: 'Slobodan Show' shfaqja në Graçanicë që solli të qeshura dhe zemërim

Tutje artikull tregon edhe për krimet e kryera nga Millosheviq në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Gjithashtu, përmende se Millosheviq humbi fuqinë me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999.

Për të njëjtën temë ka shkuar edhe media amerikane “US News”, kur më shumë i kushton rëndësi reagimeve të ndryshme që ka pasur pas shfaqjes mes pakicës, serbëve që e kanë pëlqyer shfaqjen, dhe palës shqiptare e cila u deklarua kundër shfaqjes serbe në Graçanicë.

Po ashtu, edhe e përditshmja britanike “The Guardian” tregon se si shfaqja për ish-liderin serb, ka ndarë audiencën në Kosovë.

Në tekst shfaqet ana e fuqishme emocionale e kosovarëve të cilët ende nuk janë shëruar nga lufta e përgjakshme në Kosovë, ani pse kanë kaluar 20 vite.

“Slobodan Show, e drejtuar nga serbi i Kosovës Nenad Todoroviq, synon të trajtojë “tabunën e fundit serbe”, thuhet në artikullin e “The Guardian”.

Image 
Image 
Image