Pas koncertit, Rita largohet nga Kosova

Kultura February 18, 2018 - 00:35

Madhështor ka qenë koncerti i Rita Orës në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

Shqiptarja me famë botërore është kthyer në vendin e saj të lindjes për të performuar para mijëra njerëzve që ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për ta parë nga afër yllin e famshëm.

LEXO EDHE: Fishekzjarrët e Pavarësisë ndriçojnë Prishtinën

Koncerti u organizua në kuadër të aktiviteteve të shumta për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë performancës së saj, Rita i ka interpretuar disa prej hiteve të saja më të mëdha, ndërsa nuk ka munguar edhe muzika shqipe gjatë koncerti të saj.

Ndërkaq, me të përfunduar performancën, Ora është nisur drejt aeroportit “Adem Jashari” për t’u larguar nga vendi.

LEXO EDHE: Prapaskenat e koncertit të Rita Orës

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se 27-vjeçarja nuk do të qëndrojë në Kosovë, por do udhëtojë menjëherë për të përmbushur angazhimet tjera të saj.

Rita ka të caktuar koncerte dhe performanca në vende të ndryshme të botës, ashtu që duhet të vazhdojë tutje me agjendën e saj.

LEXO EDHE: Prapaskenat e koncertit të Rita Orës

Natyrisht se Kosova i është falënderuese për ardhjen në ditën e madhe festive dhe për promovimin e madh që i ka bërë vendit të saj sot (17 Shkurt), por edhe gjatë gjithë karrierës së saj.

Image 
Image