‘Daily Mail’ e ngatërron Kosovën me Ukrainën kur raporton për ardhjen e Rita Orës

Kultura February 17, 2018 - 23:33

Shumë mediume nga mbarë bota kanë raportuar sot për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe ardhjes së këngëtares Rita Ora në Prishtinë pikërisht për këtë arsye.

Por, në mesin e shumë raportimeve, ka pasur edhe të tillë që kanë gabuar shtetin ku ka shkuar Rita Ora për të shënuar ditën e pavarësisë.

LEXO EDHE: Fillon koncerti më i madh i viteve të fundit në Prishtinë

Gazeta britanike Daily Mail në versionin e saj online e ka ngatërruar Kosovën me Ukrainën, duke shkruar që “Rita Ora feston 10 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës”, mbishkrim ky që shoqëron një video ku Rita shihet në Prishtinë në disa InstaStory në faqen e saj.

LEXO EDHE: Ja si reagon Rita kur sheh sa shumë njerëz janë mbledhur për koncertin e saj

Ukraina kishte shpallur pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 24 gusht 1991, kurse Kosova ka shënuar sot dekadën e parë të pavarësisë.