Prapaskenat e koncertit të Rita Orës

Kultura February 17, 2018 - 23:14

Rita Ora i ka argëtuar mijëra njerëz që kanë dalë në qendër të Prishtinës për ta festuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Për ditën kur u shënuan 10 vjet shtet, ishte përgatitur një eveniment i madh muzikor, të cilin e zbukuroi këngëtarja shqiptare me famë botërore.

LEXO EDHE: Rita Ora ngjitet në skenë e veshur kuq e zi, ndez Prishtinën

Rita është shfaqur në skenë rreth orës 22:00 dhe e ka nisur performancën e saj me këngët “I Will Never Let You Down” dhe “Shine Your Light”.

Më pas këngëtarja ka vazhduar me interpretimin e hiteve të saja, duke nisur nga këngët të cilat e bënë të famshme e deri te hitet e reja.

27-vjeçarja shpesh herë iu drejtonte publikut në gjuhën e saj amtare, gjuhën shqipe.

LEXO EDHE: Rita ndez atmosferën me ‘Shine ya light’, ja cilat ishin fjalët e para të saj

Ndërkaq, edhe veshja e saj është lidhur pikërisht me këtë ditë të rëndësishme. Ajo ishte u paraqitë me kostumin e saj me ngjyrat kuq e zi.

LEXO EDHE: Vallja e ‘Rugovës’, dhurata e Ritës për Pavarësi

Me një spektakël fishekzjarrësh ka përfunduar koncerti i Ritës, ndërkohë që njerëzit vazhdonin ta shijonin atmosferën e bukur të krijuar në kryeqytet.

Edhe gjatë ditës së nesërme janë paraparë një sërë aktivitetesh për nder të përvjetorit të dhjetë të shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE: Fishekzjarrët e Pavarësisë ndriçojnë Prishtinën

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image