Ja si reagon Rita kur sheh sa shumë njerëz janë mbledhur për koncertin e saj

Kultura February 17, 2018 - 21:02

E ndajnë fiks një orë nga ngjitja për herë të parë në një skenë muzikore në Kosovë dhe numri i madh i njerëzve që janë mbledhur në sheshin “Nëna Tereza” për koncertin e saj që e ka mahnitur këngëtaren Rita Ora, shkruan “Zëri.info”.

Nga ballkoni i hotelit ku ajo po qëndron, Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” pamjen ku shihet se sa shumë njerëz janë mbledhur aty.

Ajo videon e ka shoqëruar më mbishkrimin “E pabesueshme”.

Rikujtojmë se Rita pritët të këndojë në sheshin “Nënë Tereza” rreth 30 minuta.

Ajo po qëndron në Kosovë me rastin e festimit të 10-vjetorit të Pavarësisë. /Zëri/

Image