Daily Mail: Kthimi triumfues i Rita Orës në vendlindje

Kultura February 17, 2018 - 19:28

“Rita Ora kthehet në vendlindje, Kosovë, për të kremtuar 10 vjetorin e pavarësisë: Këngëtarja bën kthim triumfues vite pasi familja e saj u larguan”.

Është ky titulli të cilin i ka vënë “Daily Mail” shkrimit për ardhjen e Ritës në Prishtinë.

Këngëtarja Rita Ora u pa teksa aterroi në Kosovë sot para shfaqjes së saj që shënon 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia.

LEXO EDHE: "Kena me kallë" - Premtimi i Rita Orës për sonte

Ylli – që ka lindur në Kosovë para se familja e saj të ikte nga atje – u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj teksa po përgatitet për të ndezur një koncert në ambient të hapur në Prishtinë, shkruan britanikja e famshme “Daily Mail”.

Kosova po feston 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia në një kremtë dyditore që ka nisur sot në tërë vendin.