"Kena me kallë" - Premtimi i Rita Orës për sonte

Kultura February 17, 2018 - 19:17

Rita Ora po qëndron në Kosovë derisa për pak orë do të mbajë një koncert.

Këngëtarja e famshme ka paralajmëruar shumë atmosferë në koncertin që pritet të nis për pak kohë.

Në orën 22:00 Rita do të ngjitet në skenë në sheshin ‘Nëna Terezë’ në kryeqytet.

"Kena me kallë', ka shkruar shqip Rita në mbishkrimin e një fotoje në Instagram.

Ylli i hitit 'Anywhere' është në Prishtinë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Image