Mesazhi i Ritës: Të bashkohemi e të bëjmë më shumë

Kultura February 17, 2018 - 15:39

Gjatë konferencës për media të mbajtur në Prishtinë Rita Ora u shpreh e lumtur që ka rastin të performoi në Kosovë, raporton “Zeri.info”.

"Prindërit me kanë mësuar të punojë shumë. Tani e shoh sa shumë kam mundësi të bëje për njerëzit e mrekullueshëm të këtij vendi. Ju keni një shancë që ta prezantoni vetën për tu kujtuar përgjithmonë. Kur unë nisa karrierën isha e vetmja shqiptare e famshme. Tani jemi shumë. Dua Lipa, Bebe Rexha, jam shumë e lumtur për këtë. Mesazhi im është të rrimë të bashkuar dhe të bëjmë më shumë për njeri-tjetrin", tha Rita.

E pyetur se si po ndihet që do të performoi në Kosovë ajo tha se ndihet nervoze dhe me emocione më shumë se asnjëherë tjetër. Ajo tutje theksoi se kudo që shkon përmend Kosovën dhe origjinën e saj. /ZERI