Rita Ora arrinë në Prishtinë

Kultura February 17, 2018 - 13:13

Këngëtarja Rita Ora tashmë ka arritur në aeroportin e Prishtinës, raporton “Zëri.info’.

Ajo është pritur në aeroportin "Adem Jashari” nga një numër i madh i mediave megjithatë nuk ka dashur të prononcohet nga aeroporti, para konferencës së paraparë për orën 15:00.

Rikujtojmë se Ora sonte do të mbajë një koncert në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Zëri