Kultura

Kadare në koncertin e tenorit kosovar

Kadare në koncertin e tenorit kosovar
14 shkurt 2018 • 08 : 40

Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, ka përcjellë nga afër një koncert të tenorit nga Kosova, Ramë Lahaj që u mbajt në Paris të Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë tenori Lahaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku falënderon shkrimtarin Kadare dhe familjen e tij.

“Dikur Ismail Kadarenë e njihja vetëm si një prej shkrimtarëve të mëdhenj, ndërsa kësaj radhe kënaqësia e të rikthyerit në Operën e Parisit më dha edhe nderin të kem prezent familjen Kadare në njërën prej shfaqjeve të mia. E veçantë të kalonim një mbrëmje bashkë dhe ju faleminderit për ftesën!”, shkruan Lahaj në Facebook.

Rikujtojmë se karriera operistike e Lahajt ka pasur një rritje të vrullshme.

Ai këndon në skena të mirënjohura evropiane dhe është nderuar me disa çmime si tenor. I lindur në Istog të Kosovës, tenori Lahaj filloi karrierën artistike në moshën 21vjeçare pas studimeve akademike në Tiranë, ku mbaroi Akademinë e Arteve përpara 6 vjetësh.

Ndërsa karrierën e mirëfilltë operistike e ka filluar në vitin 2011, në Operën Shtetërore të Hungarisë, në moshën 26-vjeçare.

 

© zëri.info