Kultura

Cineplexx dërgon një çift në Stamboll për Shën Valentin! (foto)

Cineplexx dërgon një çift në Stamboll për Shën Valentin! (foto)
13 shkurt 2018 • 12 : 48

Për ditën më romantike të vitit, Cineplexx në bashkëpunim me Air Munich organizojnë lojë shpërblyese me filmin Fifty Shades Freed, ku do t’i dërgojnë 2 persona fatlum për pushim në Stamboll, dorën n’xhep pa e shti!

Image

Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese me 14 shkurt në Cineplexx ju thjeshtë duhet të blini bileta për filmin Fifty Shades Freed, dhe t’i futni ato në kutinë e lojës shpërblyese e cila do të vendoset në korridor në Cineplexx.

Kjo nuk është e tëra! Përveç shpërblimit për Stamboll, do të ketë edhe shumë shpërblime tjera si:

Deluxe Room për 2 persona në Swiss Diamond Hotel Prishtina

Hyrje për 2 persona në Venus Wellness Health & Spa

2 darka romantike në Rron-Restaurant Veternik

20 dhurata nga Orbico Beauty Kosova

Image

Sa i përket filmit, Fifty Shades Freed është pjesa e tretë e franshizës së suksesshme “Fifty Shades”. Këtë herë, Anastasia Steele duhet të përshtatet jo vetëm me jetën e saj të re si e martuar por dhe më jetën luksoze të bashkëshortit të saj, e me natyrën e tij poseduese.

Image

Gjatë kësaj nate do të ketë edhe aktivitete të shumta. Eventi fillon nga ora 18:00, ndërsa oraret e filmit mund t’i gjeni këtu http://(http://www.cineplexx-ks.eu/movie/Fifty-Shades-Freed/)

© zëri.info