Kadare në koncertin e tenorit kosovar

Kultura February 13, 2018 - 12:46

Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare ka përcjellë nga afër një koncert të tenorit nga Kosova Ramë Lahaj që u mbajt në Paris, shkruan zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vet tenori Lahaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku falënderon shkrimtarin Kadare dhe familjen e tij.

“Dikur Ismail Kadarenë e njihja vetëm si një prej shkrimtarëve të mëdhenj ndërsa kësaj radhe kënaqësia e të rikthyerit në Operën e Parisit më dha edhe nderin të kem prezent familjen Kadare në njërën prej shfaqjeve të mia. E veçantë të kalonim një mbrëmje bashkë dhe ju faleminderit për ftesën”, shkruan Lahaj në Facebook.

Rikujtojmë se karriera operistike e Lahajt ka pasur një rritje të vrullshme. Ai këndon në skena të mirënjohura evropiane dhe është nderuar me disa çmime si tenor. Zëri