Kultura

Jepni sa më shumë dashuri!

Jepni sa më shumë dashuri!
12 shkurt 2018 • 10 : 08

Për rubrikën javore të gazetës "Zëri", “Rrëfej përmes muzikës”, kësaj radhe i kemi kërkuar një bateristi të na e përpilojë listën e këngëve të tij të preferuara.

Bëhet fjalë për muzikantin Visar Kursani, anëtarin e grupit “Florent Abrashi & Funky Guru”, i cili vendosi të fliste për dhjetë këngë, që prekin zhanre të ndryshme, e që për të kanë kuptim të veçantë.

Kursani për gazetën Zëriveçon këngë të paharruara të muzikës shqiptare, si ato të Vaçe Zelës apo të Qamilit të vogël, por padyshim që lista e një bateristi dominohet nga roku.

Vaçe Zela – Moj Arbëri, e shtrenjta Shqipëri

Kjo këngë më kujton kohën e shkollës fillore kur profesori na fliste për Shqipërinë. Ishte kjo këngë ajo që ma pati ushqyer imagjinatën  për Shqipërinë. Në këtë këngë ka dhe shumë muzikë të mirë e cila sot e asaj ditës zë vend në playlisten  time .

Guns N Roses - November Rain

Sa isha gjimnazist këtë këngë e kam pas dëgjuar shumë dhe kjo këngë për mua ka kuptim, sepse është kënga me të cilën unë kam filluar ta dua muzikën rok dhe me këtë rrymë të muzikës unë kam përjetuar shumë dashuri dhe pozitivistet për njerëzit që më rrethonin.  

Qamili i vogël – Prej mallit të bukurisë

Kjo këngë e bukur shqipe përfaqëson shumëçka! Të le të kuptosh se sa e vështirë ka qenë të dashurosh në kohën kur kjo këngë është krijuar dhe sa shumë imagjinatë ka pasur atëherë!

James Brown- This Is A Man’s World

Me këtë këngë kam emocione të veçanta. Sa herë që e luajmë në mbrëmje të ndryshme bashkë me publikun mund t’i përjetojmë ato emocione dhe kjo këngë është njëfarë ikone e grupit në të cilin bëjë pjesë edhe unë, e padyshim që zë një vend të veçantë në listën e këngëve të mia të preferuara.

Sabri Fejzullahu - Fshatarja ime

Si maturant e  kemi dëgjuar shumë me shoqëri dhe ka qenë prezente në çdo party, në çdo udhëtim që e bënim së bashku dhe tash ka një kuptim të bukur se ma ngjall nostalgjinë për shkollën dhe momentet e bukura që kemi kaluar!

Santana - Black Magic Women

Këtë këngë e kam për zemër, sepse është një këngë e cila më ka shoqëruar çdo mëngjes! Kjo këngë ka shumë ritëm dhe  ka qenë  e preferuara ime dhe  për shkak të bateristit  Dennis Chambers!

Kamelot - Mournin Star

Kjo këngë ka një  histori shumë të  veçantë,  sepse është hit në makinë sa herë që udhëtojë nëpër vende të ndryshme jashtë Kosovës. Kjo këngë përherë na ka shoqëruar dhe ka filluar të bëhet pjesë e grupit tonë ndaj kam filluar ta dua.

Whitesnake - Is This Love

Këtë këngë e kam pas dëgjuar shumë edhe  vazhdoj ta dëgjoj. Ky grup është një prej grupeve të preferuara dhe që bëjnë muzikë të mirë. Nëpërmes këngës “Is This Love” kam filluar t’i dëgjoj grupin “Whitesnake” dhe ndjenja më e bukur ka qenë kur kam pasur fatin t’i dëgjoj edhe live në një koncert të tyre. Kjo eksperiencë ka qenë shumë përmbushëse.  

Aleksandër Gjoka - Dashurisë se shkuar

Sa herë e dëgjojë këtë këngë më ngjallë nostalgji dhe më bën t’i kujtojë momentet e bukura të së kaluarës. Kënga “Dashurisë së shkuar” ka një kuptim të bukur për mua!

Scorpion - Love Of My Life

Para disa muajve, kur të dy prindërit i humba për një muaj, sepse ishin duke luftuar me sëmundje, kjo këngë më ka lënë një mesazh për të kuptuar sesa shumë vlerë ka jeta dhe sa e bukur është ajo, por në anën tjetër edhe sa vështirë është ta braktisësh atë. Për fund të kësaj liste, masazhi im për të gjithë është: Jetoni dhe jepni sa më shumë dashuri për ata që ju rrethojnë!. /ZËRI/

© zëri.info